Moscertifikimi i kandidatëve, partitë në Kosovë ankohen në Gjykatën Supreme
47 kandidatë për deputetë, përfshirë Albin Kurtin, nuk mund të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kështu vendosi Paneli Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa.
Pas vendimit, reagimet janë të ndryshme.
“Një nen i ligjit i cili nuk bën dallimin ndërmjet dënimit me burg dhe atij me kusht apo gjobë, dhe që nuk e bën dallimin mes veprave penale por i futë të gjitha në një thes, nuk mund të përdoret si bazë për mohimin e një të drejte kushtetuese elementare siç është e drejta për t’u zgjedhur”, u shpreh Përparim Kryeziu, zëdhënës i Vetëvendosjes.
Vetëvendosje deklaroi se Gjykata Supreme ka një detyrë të lehtë e një përgjegjësi të madhe.
Kjo meqë palët dorëzojnë sot ankesat në Supreme.
“Ne duhet t’i gjejmë të gjitha rrugët ligjore. Përfundimisht duhet zbatuar këto ligje që janë të zbatueshme. Ndoshta nuk janë më të mirat sepse edhe ashtu nuk janë të specifikuara dhe format e dënimeve, por prapë se prapë janë ligje të Kosovës”, deklaroi Ibrahim Selmanaj, anëtar në KQZ nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ankesë në Supreme dorëzon edhe Partia e Ashkalinjve për Integrim, nga vota e paligjshme e deputetit të së cilës, u rrëzua qeveria Hoti dhe vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme.
Por, kjo parti akuzon KQZ-në për krijim të kësaj mjegulle procedurale.
“Dhe mendojmë që KQZ-ja po mundohet ta shfrytëzojë këtë mjegull e t’i dëmtojë edhe partitë tjera krahas partive të mëdha. Por ne nuk do të ndalemi këtu, do të vazhdojmë deri në Supreme”, tha Qazim Rrahmani.
KQZ-ja deklaron se PZAP-ja iu dha të drejtë vendimeve të Komisionit, ndonëse do të presin vendimin e Supremes para se të veprojnë.
“Gjithashtu ju njoftoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it, pra do të presim sepse në fund të tyre ka këshilla juridike, sipas të cilave është e lejuar ankesa në Gjykatën Supreme”, u shpreh Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Diplomatët sikurse ambasadori amerikan, Philip Kosnett, apeluan që të respektohet ligji.
Nga sot, Gjykata Supreme ka afat që brenda 72 orësh të vendos lidhur me ankesat.
Gjithçka për këtë çështje duhet të përfundojë deri më 31 janar.
Lexoni gjithashtu:
Ibrahim Selmanaj tregon se AAK-ja do ankimojë vendimin e PZAP-së në Gjykatën Supreme
Vendimi për përjashtimin e Kurtit, analistja: Vetëvendosja po e shfrytëzon për fushatën zgjedhore
Jepet vendimi, Albin Kurti dhe 46 kandidatë të tjerë përjashtohen nga gara për deputetë
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë