“San Sebastian”/ Një garë mes yjesh për “Guaskën e Artë” në 71 vjetorin e festivalit

22 Shtator 2023 | 17:00

Në Spanjë ka nisur sot San Sebastian film festival, një aktivitet që bënë bashkë regjisorët dhe artistët më të njohur në botë. Këtë vit në garë marrin pjesë 71 filma.

Festivali i Filmit në San Sebastian, i njohur gjithashtu si Donostia Zinemaldia, është një nga festivalet më prestigjioze të filmit në botë.

Çdo vit, festivali tërheq kineast, aktorë dhe kinefilë të njohur nga e gjithë bota. Ngjarja do të mbahet nga data 22 deri në 30 Shtator dhe përfshin një gamë e gjerë filmash, nga filmat e suksesshëm ndërkombëtarë deri te prodhimet e pavarura të shtëpive artistike.

Fytyra e këtij edicioni Havier Bardem, gjithashtu fituesi i një San Sebastian Donostia 2023 për arritjet e tij në karriere nuk do të jetë në skenë për të pranuar çmimin e tij, si pasojë e grevës në vazhdim të “US ACTORS UNION”.

Megjithatë festivali do të gëzojë një formacion mbrësëlënës prej 71 filmash, dhe do të hapet me filmin “The Boy and the Heron” të animatorit dhe regjisorit japonez Hayao Miyazaki, do të ndiqet nga “Sociaty of the Snoë” i regjisorit Juan Antonio Garcia Byona, “Perfect Days” i Wim Wenders, “Past Lives” nga Celine Song dhe shumë filma të tjerë premtues.

Një nga pikat e forta të San Sebastian është platforma e tij për kinemanë spanjolle, dhe ky edicion nuk do të bëjë përjashtim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026