Zjarre në Patos e Durrës, përfshihet nënstacioni elektrik te “Ofiçina”. Reagon Balla

23 Shtator 2023 | 21:27

Djegia e mbeturinave në zonën e njohur si “Ofiçina” në Patos, ka shkaktuar një zjarr masiv që ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe pemë frutore.

Në vendngjarje për neutralizimin e flakëve ndodhen mjetet zjarrfikëse, shërbimet e policisë Fier, dhe disa grupe të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë.

Situata vijon të mbetet kritike ndërkohë që banorët e zonës të alarmuar nga kjo situatë pohojnë se nderhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur largimin e rrezikut nga banesat dhe puset e naftës.

Flakët kanë përfshirë dhe nënstacionin elektrik, ku OSSH Patos është detyruar të stakojë energjinë elektrike si masë të nevojshme sigurie.

Ndërkohë që një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e kësaj të shtune në një sipërfaqe toke bujqësore në Karpen të Shijakut.

Sipas informacioneve të siguruara nga vendngjarja, forcat zjarrfikëse nuk kanë mbërritur ende për të punuar për shuarjen e flakëve, të cilat po përhapen me shpejtësi prej erës së fortë.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla për situatën e zjarreve në vend:

Në lidhje me situatën e zjarrve në vend ka reaguar dhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Po ndjekim situatën në Bashkinë Patos, fshati Margëlliç, ku po luftohet me zjarrin, i cili ka marrë përmasa tepër të mëdha. Forcat zjarrëfikëse të Patosit, Roskovecit, Fierit, kompanisë Albpetrol po punojnë në disa drejtime për të mbrojtur zonat e banuara, ndërsa janë nisur forca edhe nga Lushnja, Vlora dhe Berati. Policia e Shtetit ka dërguar efektivë të shumtë të FNSH, ndërsa ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie”, shkruan Balla në facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026