Ndezën zjarre të qëllimshme në Durrës dhe Kavajë, vihen në pranga autorët

23 Shtator 2023 | 12:45

Dy persona janë arrestuar pasi ndezën zjarr në dy vende të ndryshme dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën disa sipërfaqe toke dhe 3 godina, si dhe u rrezikuan banesat përreth.

Shërbimet e Policisë Durrës dhe Kavajë, sapo janë njoftuar për vatra zjarri në Porto Romano dhe në Golem, janë nisur menjëherë në drejtim të adresave të dhëna, bashkë me shërbimet zjarrfikëse.

Si rezultat i hetimeve janë kapur kapur dhe vënë në pranga 2 autorët e dyshuar të zjarrvënieve.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi M. R., 67 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ndezur zjarr për djegien e disa mbeturinave, në Porto Romano, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur disa sipërfaqe toke, si dhe janë rrezikuar banesat përreth.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 63 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur barishte, në fshatin Karpen, Golem, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur tri objekte njëkatëshe me bar të thatë, në ish-ndërmarrjen e peshkimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit përplasen me faturinon dhe shoferin e autobusit të Tufinës (VIDEO)

Një grup protestuesish të mbledhur pranë komisariatit numër 4 në kryeqytet, aty ku janë vendosur disa nga personat e shoqëruar në protestën para Parlamentit janë...
14:42 | 02/07/2026

Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dënuar aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës para Parlamentit, duke theksuar se sulmet ndaj efektivëve të Policisë së...
14:29 | 02/07/2026

Protestuesit zhvendosen drejt komisariatit, automjeti i policisë nuk lejohet të kalojë (VIDEO)

Situata para Parlamentit është qetësuar pas përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe policisë, ndërsa 18 persona janë shoqëruar në komisariatin nr.1 dhe nr.4. Një pjesë...
14:01 | 02/07/2026