Fermerët renditin kërkesat e tyre ndaj Ministrisë së Bujqësisë: Skemat mbështetëse të qeverisë nuk mbërrijnë tek ne

27 Janar 2021 | 19:02

Bujqësia ka marrë vëmendjen e qeverisë këtë vit, e cila e ka pozicionuar sektorin tek një ndër 5 shtyllat që do të mbështesin buxhetin 2021.

Fermerët Vladimir Çela dhe Altin Kaja renditën kërkesat e tyre ndaj ministres së Bujqësisë, Milva Ekonomi e ftuar në studion e Euronews Albania.

Z. Çela, pronar i një 1 hektari serë, në prodhimin e perimeve në bujqësi, tha se e ushtron aktivitetin e tij pa ndërprerje që nga viti 92, por gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e tij nuk ka përfituar nga asnjë prej skemave të qeverive të deritanishme të asnjë qeverie.

Ai renditi një sërë kërkesash ndaj qeverisë, duke nisur që nga mbështetja e drejtpërdrejtë me anë të faturës së shitjes së prodhimeve bujqësore, e deri tek kontrolli ndaj abuzuesve.

“Kërkojmë nga shteti mbështetje drejtpërdrejtë, direkt tek fermeri me anë të faturës së shitjes së prodhimeve bujqësore, 10 lekë për kg, e dyta kërkojmë ngritjen e laboratorëve për kontrollin e prodhimeve për fermerët që abuzojnë me kimikate, hormone që mallrat tona të jenë të besueshme në treg pasi e kanë humbur besueshmërinë për shkak të të papërgjegjshmërisë së disa personave.

Kërkojmë këshillues bujqësor, që ne s’e kemi dhe deri tani ne punojë me forcat tona, aq sa dimë. kërkojmë sigurinë e farave, plehrave, pesticideve që s’janë në nivelin e duhur. Qeveria gjithashtu të na ndihmojë për të siguruar tregjet për në rajon; ne e prodhojmë një mall ndaj s’kemi pse e hedhim”, u shpreh fermeri.

Ndërsa fermeri Altin Kaja, i cila ka edhe një fermë lopësh pranoi se ka përfituar nga skema e vaksinimit falas të kafshëve por u shpreh se sipas tij skema e subvencionit të naftë nuk do të arrijë asnjëherë tek fermeri pasi kërkon shumë dokumente të cilat është e pamundur të mblidhen të gjitha.

“Kërkohen shumë dokumente. Ai që ka dhënë tokën në përdorim ka shkuar emigrim, noteri do 46 mijë lekë për një akt noterial. Sipas skemës unë do të përftoja 50 litra naftë, me këto shpenzime është njësoj si ta ble vetë”, u shpreh z. Kaja.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026