Shi e breshër në Korçë e Pogradec”, gazetari flet për situatën e motit në Juglindje
Gazetari Xhensil Shkëmbi ka dhënë detaje në lidhje me situatën e motit në juglindje të vendit, ku sipas tij 40 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, Shkëmbi theksoi se ka pasur dhe reshje breshëri, por megjithatë nuk ka pasur probleme në prodhimet bujqësore.
Ai tha se për shkak të motit të keq, grupet e punës ende nuk kanë ndërhyrë për të bërë rregullime në rrjetin elektrik.
“40 fshatra në juglindje të vendit janë pa energji elektrike për shkak të motit. Për shkak të situatës së përkeqësuar atmosferike, grupet e punës ende nuk kanë nisur punën. Intensiteti i reshjeve ka qenë i lartë. Problemet më të mëdha kanë qenë në Maliq. Ka pasur dhe reshje breshëri në juglindje. Deri më tani nuk ka probleme në bujqësi”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta