Sulmi në Kosovë, Lajçak: Do fokusohem plotësisht në gjetjen e një rruge përpara

Miroslav Lajçak
25 Shtator 2023 | 11:32

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar sërish në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës, ku një grup terristësh serbë sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një efektiv.

Përmes një postimi në facebook pak pas mesnate, Lajçak shkruan se sulm i tmerrshëm dëshmon domosdoshmërinë e diplomacisë dhe dialogut. Ai shton se në ditët në vijim do të fokusohet plotësisht në gjetjen e një rruge përpaa për sa i përket dialogut.

“Për të gjetur një rrugë përpara në rajon dhe në veçanti në dialog, unë kisha bisedime strategjike me partnerët tanë amerikanë”, shtoi ai.

Gjithashtu Lajçak e cilësoi sulmin ndaj policisë së Kosovës si një akt frikacak dhune dhe thellësisht shetqësues.

“Një akt i tillë frikacak i dhunës është thellësisht shqetësues dhe është në kundërshtim me vetë parimet e paqes dhe bashkëpunimit. Zemra ime është me viktimat, familjet, miqtë dhe kolegët e tyre. Ky sulm i tmerrshëm thekson më tej domosdoshmërinë e diplomacisë dhe dialogut parandalues, të theksuar gjatë javës së kaluar, kur mora pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork… Ishte e mrekullueshme të kthehesha në OKB, por pas një jave të “takimeve të shpejtësisë globale” ishte koha për t’u kthyer në Bruksel. Në ditët në vijim, do të fokusohem plotësisht në gjetjen e një rruge përpara”, ka shkruar Lajçak.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026