Berisha: Si ka mundësi që gjithë ai armatim dhe terroristët nuk u vunë re nga KFOR-i

25 Shtator 2023 | 10:34

Deputeti i Partisë Demokratike, Hisen Berisha, ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku komentoi sulmin e terroristëve serbë ndaj policisë së Kosovës.

Berisha ngriti pikëpyetje mbi mënyrën si është futur gjithë ai armatim që u gjet nga policia në thellësi të territorit të Kosovës.

Ai nënvizoi se është përgjegjësi e KFOR-it që të ruajë ambientin e sigurt dhe të kontrollojë kufirin.

“Si arritën të depërtojnë në terren?! Mirë supozojmë se ka qenë dobësi e policisë së Kosovës dhe ata kanë depërtuar, por shtrohet pyetja si ka mundësi të depërtojë gjithë ajo makineri luftarake, gjithë ai armatim dhe trupa me uniforma në një thellësi kaq të madhe dhe të mos vërhen nga KFOR-i. KFOR-i e ka detyrim dhe ambientin e sigurt dhe mos depërtimin në kufi. Si ka mundësi që erdhën dhe u vendosën dhe e dislokuan gjithë atë armatim për 100 luftëtarë?! Nuk mund të futet për 2-3 orë brenda nate. Unë kam përvojën time në organizimin e sulmeve dhe në betejën e Koshares për 2 muaj rresht ne kemi dislokuar armatimin në brendësi të territorit, ku kemi planifikuar të zhvillojmë luftën. Në rrethana paqe, ku kontrollohet gjithçka, aty ku ndodhet KFOR-i me mekanizma të kontrollit tokësor dhe ajror si ka mundësi që u depërtua gjithë ky armatim?!”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026