Kurti homazhe për policin e vrarë: 22 vite i kaloi me uniformë, përulemi para heroit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur sot në mbledhjen përkujtimore për policin e vrarë në veri, Afrim Bunjakun.
Bunjaku u vra gjatë një sulmi terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.
“Plot 22 vite të kaluara nën uniformën e policisë së Kosovës, që nga viti 2001 e dri në ditën kur ra në krye të detyrës me po këtë uniformë, janë vite shërbimi dhe sakrifice që e bëjnë hero Afrim Bunjakun hero të republikës së Kosovës.
Sot përballë fotografisë së Afrim Bunjakut, me uniformë të policisë sonë, përkulemi me nderime dhe me respekt si dhe zotohemi për drejtësi dhe kujtesë. Ne bëjmë atë që duam sepse duhet, ligjshmëri dhe kushtetueshmëri, paqe dhe siguri, për të gjithë dhe secilin pa dallim. Lavdi rreshterit Afrim Bunjakut, heroit të republikës së Kosovës!”-tha Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta