15 mijë shtëpi me qira në AirBNB, 50% fitim më shumë se qiraja afatgjatë

25 Shtator 2023 | 16:51

Vitet e fundit banesat me qira ditore janë duke konkurruar në tregun imobiliar. Shumë turistë zgjedhin qiratë ditore për shkak të kostos më të ulët se hotelet, por edhe udhëtimet e biznesit e kanë nxitur këtë lloj tregu. Në këtë shërbim nuk operojnë vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe të huaj që kanë parë leverdi nga ky biznes.

Ishte koha e pandemisë kur Elona, e detyruar të punonte nga shtëpia, vendosi të listonte apartamentin e prindërve të saj në internet për qira ditore.

“Eksperienca ime ka filluar gjatë vitit të pandemisë E kam nisur me një apartament që kisha në pronësi, në fakt të prindërve të mi”, tregon ajo.

Ajo tashmë ka në menaxhim 20 prona dhe e ka kthyer në biznesin e saj. Së bashku me Elonën, shumë shqiptarë kanë zgjedhur të japin apartamentet e tyre për qira ditore duke përfituar nga kërkesa e lartë e tregut. Gjithashtu, shumë individë marrin apartamente me qira, për t’i lëshuar më pas me qira ditore.

“U bë prona e parë, e dytë. Kuptova që tregu kishte nevojë për menaxhim. Kërkesa ishte në rritje. Tashmë në këtë vit që ne flasim janë mbi 15 mijë apartamente të listuara në Booking dhe Airbnb”, shprehet Elona.

Por së bashku me qytetarët shqiptarë, shumë investitorë të huaj kanë parë përfitime nga ky treg, i cili vitet e fundit nuk rresht së pushuari. Sipas operatorëve të tregut, nëse një qira afatgjatë kushton deri në 600 euro, me qira ditore apartamenti arrin të gjenerojë deri në 50% më shumë.

“E kanë parë Shqipërinë si një potencial në rritje të kapacitetit dhe të turizmit që sapo vjen dhe po rritet nga viti në vit dhe kanë ardhur këtu të investojnë. Ndoshta edhe pse çmimet e apartamenteve janë akoma të prekshme. Në Europë kostoja është goxha më e lartë, kufizimet ligjore janë akoma më të larta. Në Shqipëri është më kollaj”, thotë ajo.

Sipas agjentëve të tregut imobiliar, të huajt që investojnë në Shqipëri tërhiqen nga çmimet e ulëta dhe taksat e leverdishme.

Turistë të huaj por edhe profesionistë që udhëtojnë për motive pune, zgjedhin opsionin e qirave ditore për shkak të kostove më të ulëta dhe lehtësive që ofrojnë. Një apartament me qira ditore kushton mesatarisht 35 deri në 150 euro nata.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026