PD prezanton programin ekonomik, Basha: Nëse s’realizohet largohem nga detyra
Partia Demokratike prezantoi të enjten programin ekonomik të saj për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Duke e konsideruar si “programi i punës”, Kryetari i PD-së preferoi të mos i cilësojë premtime, por “angazhime të padiskutueshme”, të cilat nëse nuk realizohen ai “do të largohet nga detyra”.
“Një kryeministër që nuk përmbush angazhimet që merr përsipër, duhet të largohet. Ndaj sot marr përsipër këtë barrë para jush,” – tha Basha duke theksuar se ka ardhur koha për të ndryshuar qeverisjen e vendit.
“Objektivi kryesor i programit të PD-së,” – tha Basha, – “është përgjysmimi i varfërisë, dyfishimi i të ardhurave për frymë, ndihmës ekonomike dhe përfitimi i të gjithë familjeve”.
Angazhimi i programit ekonomik të PD-së synon:
- Minimumin 110 mijë vende të reja pune;
- Rritje të pagës minimale në 36,000 lekë në muaj;
- Taksë të sheshtë 9% mbi të ardhurat mbi 30,000 lekë;
- Ulje të detyrimeve për sigurimet shoqërore në 18%;
- Zbritje e totalit të taksave dhe tarifave të sipërmarrjeve të vogla në vetëm 0.5%;
- Ulje e çmimit të energjisë elektrike dhe të karburanteve – anulim i taksave prej 24 lekë/litër të karburanteve;
- Rritje e pensioneve, jo më pak se 5% në vit;
- Mbulim i tarifave të studimeve për 90% të studentëve;
- Pagë 3 mijë lekë në muaj për çdo fëmijë pesë vitet e para të jetës;
- Mbulim 100% i interesave të kredive për 5 mijë çifte të reja çdo vit;
- 100 milionë euro mbështetje direkte për bujqësinë;
Gjatë fjalimit të tij, Basha la të kuptohet se koalicioni që do të krijojë PD-ja, me synimin për të qeverisur vendin pas 25 prillit, nuk do të tjetërsojë pikat e programit.
“Koalicioni ynë qeverisës angazhohet përmes programit tonë që shënjestron sektorë të caktuar të dyfishojmë të ardhurat për frymë,” – u shpreh Basha.
Në javët e ardhshme pritet që për çdo kategori PD-ja të konkretizojë pikat e propozimeve të saj.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta