Gjykata e Tiranës lë në qeli infermieren e spitalit Infektiv

28 Janar 2021 | 11:19

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e spitalit Infektiv, Ronida Hysi.

Gazetari Eni Ferhati raporton se 30-vjeçarja do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në përfundim të hetimeve.

E reja, e cila punonte në spitalin Infektiv i njohur si COVID 1, u arrestua 2 dy ditë më parë, pasi akuzohet se i ka grabitur 80 mijë lekë një të infektuari me koronavirus, i cili ndërroi jetë në pavionin ku ajo shërbente.

E reja ka shfaqur pendesë përpara gjykatës dhe ka pranuar vjedhjen.

Ajo është shprehur se e ka kryer gjestin për shkak të gjendjes së saj të keqe ekonomike, pasi është divorcuar dhe jetonte vetëm me djalin e saj 2-vjeçar.

Rasti i 30-vjeçares Hysi u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D, djali i  pacientit me inicialet K.C, 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin ku dhe ndërroi jetë.

I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, 20 mijë lekë të reja.

Të njëjtin denoncim, 25-vjeçari e paraqiti edhe në një emision investigativ ku u zbulua dhe skandali i vjedhjes. 

Sipas denoncimit të të riut, babai iu shtrua në spital më 22 dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 dhjetor 2020.

Lexoni gjithashtu:

I vodhi pacientit me COVID-19 paratë, policia arreston infermieren

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026