Identifikohet viktima në Rrëshen, i akuzuar për atentatin ndaj nipit të Reçit
Është identifikuar viktima e vrasjes së ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Rrëshenit. Burime bëjnë me dije se personi që ka humbur jetën është shtetasi Martin Bardhi, 59-vjeç. Ai u ekzekutua nga një foristradë në lëvizje pranë komisariatit të policisë së qytetit.
Bardhi rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Më herët ai është akuzuar për atentatin ndaj nipit të Kastriot Reçit, Saimir Reçi.
Në mars të këtij viti Martin Bardhi së bashku me djalin e tij kanë gjuajtur me armë në drejtim të makinës së Saimir Reçit.
Në mars ai u arrestua në lidhje me këtë ngjarje por u lirua më pas.
Kujtojmë se Kastriot Reçit, pronar i një televizioni lokal në Lezhë, u vra me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta