Atentati në Rrëshen| Gjendet makina e autorëve, RENEA e FNSH blindojnë zonën

26 Shtator 2023 | 11:39

Policia ka mundur të gejë makinën e autorëve të cilët ekzekutuan në një atentat në qendër të qytetit të Rrëshenit, shtetasin Martin Bardhi.

Mjeti tip foristradë u gjet duke u djegur në afërsi të fshatit Gëziq.

Policia bën me dije përmes një komunikate për media se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të lënduar dhe 3 persona të tjerë, të cilët ndodheshin në afërsi të vendit ku ndodhi atentati.

Martin Bardhi u qëllua në afërsi të komisariatit të qytetit të Rrëshenit me breshëri kallashnikovi. Zona në të cilën u krye atentati është një ndër më të populluarat në zonën, çka mund të kishte përfunduar dhe në tragjedi më të madhe.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.

Gjithashtu, drejt vendit të ngjarjes janë nisur Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale, si dhe të Rendit dhe Sigurisë Publike.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, me specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH dhe nga Policia vendore, dhe në drejtimin e prokurorit, vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bardhi rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Më herët ai është akuzuar për atentatin ndaj nipit të Kastriot Reçit, Saimir Reçi.

Në mars të këtij viti Martin Bardhi së bashku me djalin e tij kanë gjuajtur me armë në drejtim të makinës së Saimir Reçit.

Në mars ai u arrestua në lidhje me këtë ngjarje por u lirua më pas në gusht.

Kujtojmë se Kastriot Reçit, pronar i një televizioni lokal në Lezhë, u vra me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.

Hasmëria mes këtyre dy fisve ka shkaktuar viktima për pothuajse dy dekada.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës

Kjo e mërkurë shënon ditën e 25-të të protestave në Tiranë, ku qytetarët, si çdo ditë, u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan...
21:23 | 24/06/2026

Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)

Juglindja e vendit është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa...
20:56 | 24/06/2026

Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e saj...
20:39 | 24/06/2026