”Shqipëria me më shumë korrupsion se te raporti i TI”, avokati Ngjela rendit dy aspekte që rëndojnë gjendjen

28 Janar 2021 | 11:35

Në një intervistë për Euronews Albania, avokati Spartak Ngjela tha se sipas tij gjendja e korrupsionit në Shqipëri është shumë më e rëndë se në raportin e Transparency International.

“Korrupsioni është sëmundje shekullore e shqiptarëve,” – tha Ngjela teksa akuzoi politikanët se jo vetëm vjedhin nëpërmjet korrupsionit por shesin dhe interesin kombëtar gjithashtu.

Avokati Ngjela renditi dy aspekte që e rëndojnë korrupsionin në Shqipëri. Së pari, niveli i ulët i jetesës dhe së dyti, pasiguria e individit i cili kërkon të largohet nga vendi.

Sipas tij askush nuk po i kushton rëndësi zgjedhjeve dhe ligji për zgjedhjet është i mjerë.

“Imagjino kryetar të Komisionit të Zgjedhjeve kanë vënë një njeri që ka manipuluar dy zgjedhje në favor të Ramës, por e duan të dy palët sepse siç duket kanë një kompromis të heshtur,” – përfundoi avokati.

 

Lexoni gjithashtu: 

Korrupsioni në nivele të larta, raporti i TI: Një pikë plus për Shqipërinë, problem sundimi i ligjit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026