Rama ironizon programin ekonomik të PD-së, reagon Bardhi
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për programin ekonomik të cilin prezantoi mesditën e sotme.
Përmes një postimi në Twitter Rama e ka konsideruar program me premtime të gënjeshtërta angazhimin e prezantuar nga Basha. Ai e nënkuptoi këtë gjë me një premtim të cilin Basha e pati bërë në garën elektorale për Bashkinë e Tiranës, realizimin e një linje tramvaji, projekt i cili nuk u realizua.
Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011?Gjumë të ëmbël?
— Edi Rama (@ediramaal) January 28, 2021
Komentit të Ramës iu përgjigj më vonë, po me Twitter, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili tha se kryeministri duhet të tregohet i qetë pasi “ky është vetëm fillimi i angazhimeve serioze” që sipas Bardhit Rama “nuk është mësuar t’i mbajë”.
Rama qetësohu. Ky është vetëm fillimi.
E dimë se ti nuk je mësuar të përballesh kurrë me angazhime serioze që do të mbahen e nuk do të shkelen. Pas 8 vitesh këtë e dinë shumë mirë të gjithë shqiptarët ndaj do të të largojnë më 25 prill.— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) January 28, 2021
Ditën e sotme Basha prezantoi një pjesë të programit ekonomik të PD-së ku si pika kryesore ishin ulja e taksave, rritja e pagës minimale, vendosja e njëtakse të sheshtë 9% për pagat mbi 30 mijë lekë dhe krijimin e mbi 110 mijë vendeve të punës.
Programin Basha e cilësoi angazhim dhe jo premtim, angazhim të cilin nëse nuk do ta realizojë do të largohet nga detyra e mundshme si kryeministër.
Lexoni gjithashtu:
PD prezanton programin ekonomik, Basha: Nëse s’realizohet largohem nga detyra
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta