Detaje nga vrasja në Durrës, vëllai i viktimës plagosi me armë të dashurën në hotel
Detaje të tjera kanë dalë për Fatjon Dervishin 38-vjeçari që u vra mesnatën e ditës së djeshme në Durrës.
Gazetarja Kloida Gjuzi bën me dije se Dervishit i është bërë pritë ndërsa po kthehej në shtëpi së bashku me një shokun e tij në një automjet tip “Audi”.
Mësohet se Dervishi i cili nuk kishte precedentë të mëparshëm është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Ndërkaq, bëhet e ditur se dy vëllezërit e tij më të mëdhenj janë me precedentë të mëparshëm.
Njëri prej tyre, Fatbardh Dervishi është shpallur fajtor për plagosjen e një vajze në autostradë të Durrësit para disa kohësh.
Ndërsa vëllai tjetër ndodhet në burg në Spanjë për shkak se akuzohet për lëndë narkotike.
Përveç këtyre dy pistave policia po heton dhe pistën për biznesin e jashtligjshëm që kishte në Gjermani 38-vjeçari.
Dervishi jetonte në Gjermani, ku ishte i martuar me një romune dhe kishte dy fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta