Hillary Clinton ironizon Putinin për zgjerimin e NATO-s: Shumë keq, Vladimir!

27 Shtator 2023 | 17:27

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, talli të martën armikun e saj të vjetër, presidentin rus Vladimir Putin, për zgjerimin e NATO-s që nga pushtimi i tij në Ukrainë.

“Shumë keq, Vladimir. E ke sjellë vetë”, tha Clinton ndërsa kthehej në Departamentin e Shtetit për zbulimin e portretit të saj zyrtar.

“Ishte një pikë e tillë mosmarrëveshjeje. Dhe ne gjithmonë kemi thënë, njerëzit nuk janë të detyruar të anëtarësohen në NATO, njerëzit zgjedhin dhe duan të anëtarësohen në NATO”, tha ajo.

Finlanda dhe Suedia kërkuan të bashkoheshin me NATO-n pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, e cila kishte kërkuar pa sukses t’i bashkohej aleancës perëndimore, anëtarët e së cilës zotohen të mbrojnë njëri-tjetrin nëse sulmohen.

Putin ka përmendur flirtin e Ukrainës me NATO-n si një arsye për pushtimin, i cili është pritur me mbështetje të fortë perëndimore për Kievin, duke përfshirë miliarda dollarë armë.

Clinton mori detyrën në vitin 2009 si kryediplomate në administratën e Barack Obamës dhe u përpoq shpejt të “rivendos” marrëdhëniet me Rusinë, e cila ishte dëmtuar nga sulmi i Moskës vitin e kaluar ndaj një tjetër ish-republike sovjetike, Gjeorgjisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026