Limaj akuza ndaj Hoxhajt, kryetari në detyrë i PDK-së: Po të ishte aq trim, këto do të m’i thoshe para 15 vitesh
Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj gjatë një takimi me simpatizantë në Malishevë ka hedhur akuza të forta ndaj liderit të PDK-së, Enver Hoxhaj.
Limaj u bëri thirrje qytetarëve që të mos e votojnë Partinë Demokratike të Kosovës dhe Enver Hoxhajn.
Ai theksoi se Hoxhaj me dëshirë̈ do të kërkonte azil në Beograd se sa të shihte fitoren e UÇK-së.
Për deklaratën e Fatmir Limajt erdhi edhe një reagim i ashpër nga Enver Hoxhaj.
Në një emision televiziv në Klan Kosova, Hoxhaj i konsideroi shpifje deklaratat e Limajt, duke thënë se po të ishte aq trim, do t’ia thoshte para 15 vitesh.
“Po të ishte aq trim, këto do të m’i thoshte para 15 vjetëve në parti. Këto deklarata të Limajt janë gënjeshtra, por s’dua të merrem me Fatmirin në këto zgjedhje, se mendoj që as pragun s’do ta kalojë. Mendoj që këto shpifje po i bën sepse partia e tij po shuhet dhe mbijetesën përmes koalicionit deshi ta gjejë në PDK”, ka thënë Hoxhaj.
Përplasja mes Hoxhajt dhe Limajt erdhi pas thirrjes që kryetari në detyrë i PDK-së i bëri qytetareve të mos votojnë parti qe se kalojnë pragun, duke iu referuar partisë së Fatmir Limajt.
Lexoni gjithashtu:
KQZ paditet në Supreme, partitë që iu dogjën listat me kandidatët depozitojnë kallëzimin
PDK e hapur për bashkëpunim me LVV, Shaqir Totaj: Bashkohemi nëse Vetëvendosja reflekton
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta