Suedi: Diskutohet angazhimi i ushtrisë pas rritjes së dhunës nga bandat

29 Shtator 2023 | 09:05

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson do të takohet të premten me shefin e ushtrisë suedeze për të diskutuar si mund të ofrohet ndihmë në uljen e vrasjeve nga bandat.

Dy burrat dhe shefi i Policisë së Suedisë do të diskutojnë më gjerësisht për rolin e ushtrisë në këtë situatë.

Të enjten në Stokholm është raportuar për dy burra të vrarë dhe një 25-vjeçare të vrarë, si pasojë e një shpërthimi në shtëpinë e saj.

“Ne do t’i gjurmojmë bandat dhe do t’i mposhtim ato”, është zotuar Kristersson në një adresim të rrallë televiziv.

Shefi i ushtrisë suedeze, Micael Byden i ka thënë gazetës suedeze Dagens Nyheter se është i përgatitur që t’iu ndihmojë zyrtarëve policorë.

Ende nuk dihet se si do të mund të përfshihej ushtria, mirëpo ka zëra se ushtarët mund të angazhohen në disa detyra policore, për t’iu mundësuar zyrtarëve që të kenë më shumë personel për luftim të krimit.

Sipas mediave suedeze, këtë vit janë varë 12 njerëz nga dhuna e bandave, shifra më e lartë prej vitit 2019.

Ato e kanë lidhur rritjen e rasteve të dhunës me një bandë të njohur si rrjeti Foxtrot, i cili është ndarë në dy fraksione rivale.

Kristersson ka thënë se Suedia nuk është përballur me diçka të tillë më parë dhe “asnjë shtet në Evropë” nuk është duke përjetuar diçka të ngjashme.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026