U hoqën si miq të zyrtarit, kush janë mashtruesit që i ngritën “grackë” biznesmenit
Xhonatan Xhaferri, Leonard Xhika, Petro Ferzaj, Mikel Panxhi janë arrestuar ditën e sotme, pasi përmes mashtrimit i kanë marrë një biznesmeni shumën e parave prej 70 mijë euro.
Të katër janë prezantuar para biznesmenit si përfaqësues të një zyrtari shtetëror.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit Xhensil Qefa 27 vjeç, banues në Elbasan, dhe Florian Gjini, 40 vjeç, banues në Shkodër.
Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se është Florian Gjini, “koka” e grupit, pasi të njëjtën skemë ka përdorur dhe me biznesmenë të tjerë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 6 aparate celulare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut