“Unë jam djali i heroit”, gazetari rrëfen takimin me djalin e Afrim Bunjakut
Gazetari Xhemajl Rexha ishte këtë të premte në shtëpinë e policit i cili mbeti i vrarë të dielën gjatë një sulmi nga një grup kriminal serb.
Rexha tha se në shtëpinë e heroit të ndjerë vazhdojnë të shkojnë njerëz të cilët shprehin ngushëllimet dhe nderimet e tyre për policin e vrarë në krye të detyrës, ndërsa tha se një moment shumë i veçantë për të ishte edhe takimi me djalin e të ndjerit, i cili dukej se ndihej krenar për babain e tij.
“Kemi folur me vajzën e heroit Bunjaku, me vëllain e me motrën dhe të gjithë na kanë thënë se janë krenar që Afrim Bunjaku ka rënë në krye të detyrës, duke mbrojtur sovranitetin e shtetit të Republikës së Kosovës. Momenti më prekës ishte kur arritëm në fshat dhe po kërkonim shtëpinë.
Ne pamë dy fëmijë dhe i pyetëm se ku është shtëpia e policit të rënë në detyrë dhe një çun 10-vjeçar, mjaft simpatik, u afrua dhe më tha, “unë jam djali i heroit”. Ishte Fatlumi 10-vjeçari njëri nga tre fëmijët që la pas Afrim Bunjaku. Këtu ka shumë trishtim, por edhe shumë krenari që Afrim Bunjaku ka rënë duke mbrojtur kufirin e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet