Gazetaria furnizon politikën, njerëzit e medias që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

30 Janar 2021 | 12:42

Faton Abdullahu nga një analist politik kaloi në PDK, ashtu siç vepruan edhe Ardian Kastrati e ish-gazetari Asllan Bajrami.

Ndërkohë, ish analistët si Armend Muja e Ardian Gola ju bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje. Për analistët, këto lëvizje janë cikël në jetën publike.

“Mund të ketë ndikime pozitive tek partitë, por në të njëjtën kohë lirohen parimisht disa vende dhe hapësirë për gazetarët e rinj dhe kështu që mendoj se ky cikël do të vazhdojë gjithmonë në Kosovë, për shkak se jemi vend i vogël dhe nuk është se kemi shumë kuadro”, shprehet Kosovë Gjoci, analist.

Megjithatë, jo të gjithë patën sukses në rrugën e vështirë të politikës.

Edhe në zgjedhjet e kaluara, shumë gazetarë e analistë të ndryshëm të jetës publike e të televizionit i janë futur rrugës së politikës. Por, jo të gjithë, në fakt, pjesa dërmuese e tyre kanë dështuar, andaj si rrugëzgjidhje kanë gjetur sërish rikthimin në fushën e gazetarisë.

E pikërisht, flirtimi herë me politikën e herë rikthimi në media, nuk cilësohet si veprim i duhur nga gazetarët.

“Për mua është e papranueshme se si një gazetar, pasi e lë gazetarinë, shkon e merret me politikë, dhe t’i kthehet sërish gazetarisë, meqë mund të dyshohet pastaj në pavarësinë e tij gjatë punës në profesionin e gazetarit”, thotë Blerta Dalloshi- Berisha- Gazetare

Ndërkohë, zyrtarisht ende nuk ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit. Mundësia e joshjes nga politika të personave nga fusha e medias, edhe më tej vazhdon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026