Përplasja për oligarkët, Basha: Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes dhe miqve të tij
Deklaratës së kryeministrit Rama se asnjë biznesmen nuk ndikon politikat e qeverisë dhe se nuk mund të konsiderohen oligarkë, i është përgjigjur kreu i PD, Lulzim Basha.
Duke e cilësuar si tallje qëndrimin e Ramës, kryedemokrati Basha theksoi se në 8 vite kanë fituar vetëm miqtë e kryeministrit dhe se shqiptarët kërkojnë ndryshim.
“Me kë tallet akoma ky? Për 8 vjet Rama i ka shërbyer vetëm vetes, miqve të tij, ortakëve të tij, por jo shqiptarëve. Për 8 vjet shqiptarët kanë humbur, Rama dhe miqtë e tij kanë fituar. Shqiptarët duan ndryshim. Ndaj me 25 prill Shqipëria fiton dhe Rama humb”, shkroi kryedemokrati në Facebook.
Sakaq, këtë të shtunë, Basha zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit të fasonëve, të cilëve iu shpjegoi programin ekonomik të PD, duke u zotuar se ky programi do të sjellë normalizimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset