Rastet aktive me COVID-19 në Shqipëri tejkalojnë disa fish shifrat në Kosovë dhe RMV

30 Janar 2021 | 17:12

Gjatë pesë ditëve të fundit, rastet e reja me COVID-19 në Shqipëri kanë qenë më të larta se asnjëherë më parë. 4 439 persona janë rastet pozitive në vetëm pesë ditët e fundit, ku këtë të shtunë u shënua një rekord prej 901 persona të prekur.

Rastet rekord tregon se Shqipëria është aktualisht në kulmin e valës së dytë të coronavirus edhe pse një studim i publikuar pak kohë më parë nga Akademia e Shkencave tregonte se 50% e popullsisë së Tiranës ka krijuar imunitet ndaj COVID-19.

Aktualisht në të gjithë vendin ka një numër jashtëzakonisht të lartë të rasteve pozitive pasi bëhet fjalë për gati 29 mijë persona. Krahasuar me vendet fqinje, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut bëhet fjalë për disa fish më shumë.

Kosova ka aktualisht vetëm më pak se 6 200 raste aktive kurse Maqedonia e Veriut numëron pak më shumë se 8 300 persona pozitivë.

Shqipëri

Të prekur                            77 251

Të shëruar                           46 927

Raste aktive                        28 955

Maqedonia e Veriut

Të prekur                            92 518

Të shëruar                          81 316

Raste aktive                        8 354

Kosovë

Të prekur                             59 931

Të shëruar                           52 208

Raste aktive                        6 231

 

Lexoni gjithashtu:

Infektimet me COVID-19 arrijnë shifra alarmante, 11 viktima në 24 orë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026