Shembet kisha në Meksikë, nëntë persona të vdekur

2 Tetor 2023 | 08:36

Nëntë persona raportohet të kenë vdekur dhe rreth 20 të tjerë kanë mbetur nën rrënojat e kulmit të një kishe në Meksikë.

Mediat lokale kanë thënë se 49 persona janë dërguar në spital, pas shembjes së kulmit të kishës Ciudad Madero të Santa Kruzit.

Policia në Tamaulipas ka thënë se rreth 100 persona kanë qenë në meshë, në kohën e incidentit.

Mediat lokale kanë raportuar se aty ka qenë duke u zhvilluar një pagëzim, andaj në mesin e personave nën rrënoja janë edhe fëmijët.

Autoritetet janë duke kërkuar nga personat e mbledhur afër zonës që të jenë të qetë, në mënyrë që të dëgjojnë nëse dikush po kërkon ndihmë nën rrënoja.

Peshkopi i dioqezës së Tampikos, Jose Armando Alvarez Cano, e ka përshkruar situatën si të vështirë dhe i është lutur Zotit për ndihmë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026