Klodiana Vefa, gruaja që donte të ishte e lirë

2 Tetor 2023 | 17:24

Kjo është historia e Klodiana Vefës, 37-vjeçares së vrarë me tre plumba në Castefiorentino, Firence nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa.

Siç është përmendur shpesh çifti ishin në një krizë, por nuk ishin ndarë zyrtarisht. Burri s’e pranoi dot marrëdhënien e re të Klodianës me një 52-vjeçar dhe vendosi t’i marrë jetën, asaj dhe vetes, në Italinë që e kishin bërë shtëpinë e tyre prej më shumë se 20 vitesh.

Klodiana shkoi në Itali në vitin 2003, ndërsa Alfredi ishte vendosur atje më herët. Çifti kishin dy fëmijë. Emrat e tyre ishin tatuazh në parakrahun e 47-vjeçarit, siç ishte dhe emri i gruas së tij, xhelozinë për të cilën nuk e kontrolloi dot duke shkaktuar një tragjedi.

Çfarë ka ngelur tashmë është dëshpërimi i fëmijëve, 17 dhe 14 vjeç. Heshtja e tyre flet më shumë se gjithçka, shkruan Edlira Mamutaj në “Prima Firenze”.

Të kapur përdore me sytë me lot, ata u shfaqën në Piazza Gramsci, aty ku një komunitet i tërë u mblodh për të vajtuar një humbje jete, largimin e Klodianës 37-vjeçare. Krah tyre qëndronte tezja, motra e viktimës, e cila shpesh i pyeste në shqip nëse donin të bërtisnin, të qanin me të madhe, si një formë për të çliruar pak nga dhimbja e madhe që iu la ikja e të ëmës.

“Është femicid. Është koha për indinjatë,” – u shpreh i irrituar kryebashkiaku i Castelfiorentino, Alessio Falorini.

Këtë të fundit e shoqëronin shqiptarë e italianë të cilët me pishtarë në duar vajtonin një tragjedi pa pasur parasysh kombësinë.

Në mediat italiane flitet për një grua e cila donte të ishte e lirë dhe u vra nga një burrë që kishte të gdhendur në lëkurë “dashurinë” për të. Vrasja e Klodianës u bë një tjetër mesazh për gratë, që s’duhet të lejojnë askënd t’ju heqë të drejtën për të fluturuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026