“Ose e imja, ose e askujt tjetër”- Shkaku pse burri vrau Klodiana Vefën dhe veten

30 Shtator 2023 | 08:57

Mediat italiane kanë raportuar se Alfred Vefa i cili ekzekutoi gruan e tij mbrëmjen e të enjtes nëItali është gjetur i pajetë. Ai është vrarë me po të njëjtën armë zjarri që përdori për t’i marrë jetën 35-vjeçares Klodiana Vefa.

Sipas informacioneve çifti ishte i ndarë ligjërisht prej një viti. Ata ishin prindër të dy fëmijëve të cilët tashmë kanë mbetur jetim. Shkak i këtij krimi të rëndë mendohet të ketë qenë xhelozia, pasi –sh-bashkëshorti i Klodianës nuk arrinte ta pranonte ndarjen.

Ai madje edhe e ksihte kërcënuar duke i thënë: “Po të numërohen ditët”, “Ose do të jesh e imja ose e askujt”.

Gjithashtu mësohet se viktima e dinte prej disa vitesh që ai kishte një armë pa leje, por nuk kishte frikë.

“Klodiana ishte punëtore, një grua e mrekullueshme. Para disa vitesh ajo më në fund arriti të ndahej nga i shoqi, një burrë jo i mirë. Një njeri i dhunshëm. Të gjithë e dinim. Ai kishte guxim”, tha një mikeshë e Klodiana Vefës për LaPresse.

“Ai i ushtronte dhunë të fortë psikologjike: ajo ndryshoi krejtësisht kur ishte me të. Ai njeri ishte vërtet i frikshëm. Por ajo kurrë nuk e kishte denoncuar, ajo gjithmonë përpiqej ta zgjidhte vetë. Zgjati shumë”, thotë miku.

“Nuk e di pse e pranoi takimin e fundit. Këtë s’duhet ta bënte kurrë…”,-tha mikesha e Klodianës. “Dhe më pas ai kishte filluar një jetë të re, kishte një grua tjetër. Nuk e kuptoj se çfarë e shtyu në atë gjest. Ishte një ekzekutim. Ai do të përpiqet të arratiset, ndoshta do të kthehet në Shqipëri”.

Alfred Vefa u gjet i vdekur në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026