COVID-19 në Shqipëri, 876 të infektuar dhe 11 humbje jete
Vijon të ngelet shqetësues numri i të prekurve me COVID dhe atyre që humbin jetën në luftë me virusin.
Raportimi nga Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3144 testime nga ku kanë rezultuar 876 persona pozitiv me COVID-19.
11 qytetarë të grupmoshës 36-80 vjeç humbën jetën duke e çuar numrin e vdekjeve në 1380.
Fatmirësisht 497 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 47.424 që nga fillimi i pandemisë.
“Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar,” – thuhej në postimin e përditshëm të MSH-së.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Ndërkohë ruajtja e higjenës, mbajtja e maskës dhe distancimi fizik janë elementë për të cilët nuk duhet të ulet vigjilenca në asnjë moment.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16807
Fier 2326
Durrës 1623
Shkodër 1447
Elbasan 1383
Vlorë 1347
Lezhë 1046
Korçë 936
Berat 891
Gjirokastër 605
Dibër 433
Kukës 479
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh