COVID-19, mjeku Alimehmeti: Po shohim një sëmundje që është shumë intensive dhe zgjat pak ditë

1 Shkurt 2021 | 06:31

Epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh në Euronews Albania se aktualisht nuk jemi në kulmin e shifrave, sa i përket situatës së koronavirusit në vend.  

“Ky nuk është kulmi, kulmi ka qenë rreth datës 1 dhjetor sepse duhet të shohim jo shifrat absolute, jo ato numrat 800 apo 900, duhet të shohim përqindjen e testeve që dalin pozitive”, u shpreh mjeku.

Mjeku renditi edhe disa nga arsyet që kanë sjellë edhe rritjen e infektimeve javët e fundit.

“Çdo virus respirator dimrin ka periudhën më të keqe, këtë e kemi shumë të qartë. Duke marrë parasysh edhe ftohjen e motit. Kjo detyron njerëzit që të qëndrojnë brenda dhe nuk ajrosin dhe aq shumë ambientet. Ka disa arsye të lidhura më stinën.  Arsye të tjera, kemi logjikën që ka qenë efekti i 2 javëshit, 10 ditëve të festave. Ai ka pasur një lloj efekti”, u shpreh mjeku.

Mjeku nuk përjashtoi edhe ekzistencën e mutacioneve të reja që mund të jenë futur në Shqipëri.

“Pastaj kemi atë të panjohurën, që ju përmendët pa më parë, sa mund të jetë depërtimi i formave të reja”, u shpreh mjeku.

“Patjetër që edhe varianti britanik është edhe në Shqipëri, ka ndonjë dyshim? Është në Greqi, Maqedoninë e Veriut, në Kosovë. Nuk është në Shqipëri?!”, tha ai më tej.

Zoti Alimehmeti shpjegoi më tej se janë ngritur dyshime pasi aktualisht kemi një sëmundje që fillon shumë shpejt, shumë intensive dhe zgjat më pak ditë.

“Ne po shohim tani një sëmundje që fillon shumë shpejt, është shumë intensive dhe zgjat më pak ditë. Ndryshon klinika në të paktën tre elementë të saj. Që do të thotë që ne na lind dyshimi klinikisht, që a kemi të bëjmë me një variant të ri këtu”, përfundoi ai.

Lexoni gjithashtu:

COVID-19 në Shqipëri, 876 të infektuar dhe 11 humbje jete

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026