Hëngrën karamele me kanabis, dhjetra nxënës në Xhamajkë shtrohen në spital
Më shumë se 60 nxënës të shkollave fillore u shtruan në spital në Xhamajka të hënën pasi pa e ditur hëngrën karamele të mbushura me kanabis, sipas zyrtarëve.
Ministri i Arsimit dhe Rinisë Fayval Williams tha për CNN se asnjë nga fëmijët – të cilët janë të moshës 7 deri në 12 vjeç, nuk duket të jetë në gjendje kritike, duke cituar mjekët.
Karamelet i shkaktuan fëmijëve “të vjella dhe halucinacione”- tha ajo në një postim në rrjetet sociale.
Ministrja tha gjithashtu se ajo vizitoi spitalin ku po trajtoheshin fëmijët dhe se “mjekët dhe infermierët po bëjnë gjithçka që munden për të siguruar që studentët të shërohen”.
Ëilliams postoi një foto të karamele, e cila erdhi në një paketë me ngjyrë ylberi.
Në paketim thuhej se produkti përmban Delta-8 tetrahydrocannabinol, i njohur gjithashtu si delta-8 THC, një substancë psikoaktive që gjendet në bimën Cannabis sativa.
Në paketim thuhej se produkti nuk ishte miratuar nga FDA.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë