Heqja e vizave për Kosovën, kur fillon lëvizja e lirë e qytetarëve në Shengen

3 Tetor 2023 | 09:36

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim. Nga 1 janari qytetarët me pasaporta të Kosovës do të mund të udhëtojne pa viza.

Ditën djeshme Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se të gjithë ata që posedojnë pasaporta të Kosovës, duke filluar nga 1 janari mund të udhëtojnë për në zonën Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtëra.

Sipas ambasadës, udhëtimi pa viza ju mundëson të udhëtoni si turist, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm.

“Ju mund të qëndroni deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore brenda zonës Shengen. Nëse udhëtoni disa herë, duhet të llogaritni me kujdes numrin e ditëve të qëndrimit tuaj, pasi periudha e përgjithshme e qëndrimit nuk duhet të tejkalojë totalin prej 90 ditësh brenda periudhës 180 ditore. Periudha e qëndrimit llogaritet nga data e parë e hyrjes në çdo zonë Shengen”, thuhet në njoftimin e amabsadës.

Me një pasaportë biometrike të vlefshme të Kosovës mund të udhëtoni pa viza në vendet e mëposhtme të BE-së: Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Qipro, Republikën Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Letoni, Lituani , Luksemburg, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni dhe Suedi. Gjithashtu mund të udhëtoni në vendet e Shengenit: Zvicër, Norvegji, Lihtenstein dhe Islandë. Ju nuk mund të udhëtoni në Spanjë.

Ambasada njofton se duhet të keni gjithmonë informacion për qëllimin e vizitës suaj, vendin e akomodimit/ku do të qëndroni gjatë vizitës, biletat kthyese, dëshmitë e mjeteve të mjaftueshme financiare për të mbuluar qëndrimin (para dhe/ose kartë krediti). Rekomandohet fuqimisht të keni një sigurim udhëtimi. Nëse synoni të qëndroni me të afërmit ose miqtë tuaj të familjes, duhet të keni adresën e saktë dhe numrat e telefonit të tyre. Zyrtarët kufitarë mund të kërkojnë dokumente mbështetëse që arsyetojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit të synuar.

“Udhëtimi pa viza nuk ju mundëson të punoni në Zonën Shengen. Nëse synoni të punoni në një nga vendet e BE-së, duhet të aplikoni për vizë pune të kategorisë D në shërbimin përkatës të konsulatës së këtij vendi të BE-së”, vijon njoftimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026