Shiste mallra të skaduara afër shkollës, arrestohet shefi i Policisë Bashkiake

3 Tetor 2023 | 11:21

Policia e Sarandës ka goditur një rast të shitjes së produkteve ushqimore të skaduara, brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle në Konispol.

Nga verifikimet e kryera, në kuadër të kontrolleve për zbatimin e Paketës së Sigurisë në shkolla, ka rezultuar se produktet ishin të kontrabanduara dhe shiteshin pa faturë.

Në pranga ka përfunduar pronari i këtij subjekti, me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake Konispol, i cili duke përdorur detyrën e tij, ka shmangur kontrollet  në dyqan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore të kontrabanduara dhe të skaduara, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimit e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë pronarin e dyqanit, shtetasin N. A., 56 vjeç, banues në Konsipol, me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake Konispol.

Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas duke përdorur detyrën, ka ndikuar për të shmangur kontrollet në subjektin ku shiteshin produkte pa faturë”, thuhet në njoftimin e  policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026