U vuri flakën shkurreve dhe disa pemëve frutore, procedohet një person në Elbasan
Një person në Elbasan është proceduar penalisht pasi ndezi zjarr për të djegur barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe me shkurre dhe disa pemë frutore, në pronësi të disa shtetasve të tjerë.
Policia bën me dije se ka nisur procedimi ndaj shtetasit Q. B. banues në fshatin Godolesh
“Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. B., banues në fshatin Godolesh, i cili ditën e djeshme dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur barishtet në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe disa pemë frutore, në pronësi të disa shtetasve të tjerë”- njofton policia.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Mali i Zi në kaos”- Camaj: Ka shumë presion, si po ndikon Serbia
- “U rritën taksat në mes të vitit”- Rama debat me ndërtuesin: Ndërto vitin tjetër
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë