“U rritën taksat në mes të vitit”- Rama debat me ndërtuesin: Ndërto vitin tjetër
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me bizneset ku foli për masa lehtësuese për ta. Një nga ndërtuesit debatoi me kryeministrin duke thënë se ai nuk kundërshtonte rritjen e çmimit të referencës, por rritjen e taksave në mes të vitit pasi kjo mund t’i çojë ndërtuesit e papërgatitur në falimentim.
Kryeministri nga ana tjetër i tha se taksat nuk janë rritur në mes të vitit pasi ndërtuesit i paguajnë taksat në momentin që marrin lejen e ndërtimit, ndërsa shtoi se në rast se është i papërgatitur, ta nisë ndërtimin vitin tjetër.
Pjesë nga debati
Ndërtuesi: Nuk ka pse të ketë lidhje direkte çmimi i referencës që ka një objektiv, që ne e kemi mirëpritur dhe nuk kemi kundërshtime, me dyfishimin në mes të një viti që ne do të paguajmë sot. Nëse në Bashkinë e Tiranës, paguanim 1650 euro për metër katror, me këtë ndryshim referencë ne paguajmë 150 euro më shumë për metër katror. Kjo të falimenton se t’i duhet të gjesh 1 milionë euro për një ditë, në mes të një viti fiskal. Këtë kundërshton shoqata e ndërtuesve. Pse duhet të kontribuojë vetëm sektori i ndërtimit për të pastrehët? Bizneset e tjera nuk e kanë këtë detyrë?
Kryeministri Edi Rama: Jo!
Ndërtuesi: Po me kushtetut e ka Republika e Shqipërisë të merret me të pastrehët, jo ndërtuesit.
Kryeministri Edi Rama: E ka republika e Shqipërisë me Kushtetutë, ndërtuesit kanë vetëm strehimin me çmime të kripura?! Po ju në kë republikë jetoni?
Ndërtuesi: Të gjithë bizneset jetojnë në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm ndërtuesit.
Kryeministri Edi Rama T’i kërkojmë edhe këtyre të turizmit? T’u japin një kat?
Ndërtuesi: Po ti rritësh taksën në mes të vitit ndërtuesve është normale? Nuk kundërshtojmë çmimin e referencës, por dyfishimin e taksës në mes të vitit.
Kryeministri Edi Rama Çfarë takse në mes të vitit? Ju e paguani taksën kur merrni lejen. Përgatituni për vitin tjetër, s’ka problem. Ndërto vitin tjetër.
Ndërtuesi: Po digjet leja.
Kryeministri Edi Rama S’ka gjë e bën prap.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta