U vuri flakën shkurreve dhe disa pemëve frutore, procedohet një person në Elbasan

3 Tetor 2023 | 11:55

Një person në Elbasan është proceduar penalisht pasi ndezi zjarr për të djegur barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe me shkurre dhe disa pemë frutore, në pronësi të disa shtetasve të tjerë.

Policia bën me dije se ka nisur procedimi ndaj shtetasit  Q. B. banues në fshatin Godolesh

“Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. B., banues në fshatin Godolesh, i cili ditën e djeshme dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur barishtet në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe disa pemë frutore, në pronësi të disa shtetasve të tjerë”- njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026