“Raciste, mashtruese”- Përplasje të ashpra në gjyq, Trump akuza të rënda prokurores
Një dramë e vërtetë u regjistrua jashtë gjykatës së Nju Jorkut, kur Donald Trump mbërriti për nisjen e procesit të tij civil, për mashtrim me bizneset e tij.
Ish-presidenti akuzohet se ka rritur vlerën financiare të bizneseve të tij në disa miliard euro, me qëllim për të siguruar hua nga bankat. Ai i mohon akuzat dhe thotë se procesi është i motivuar politikisht.
“Kemi një prokurore të përgjithshme raciste, që është një horror i vërtetë, që është e fiksuar të më godasë pa ditur asgjë për mua. Ajo e përdori këtë fushatë për të kandiduar për guvernatore dhe dështoi. Pasi dështoi, ajo tha: tani do t’i rikthehem dosjes së Trump. Kjo është e gjitha, është një mashtrim, një shtirje”, tha Trump.
Nga ana e saj, kryeprokurorja Letishia Xhejms po kërkon vendosjen e një gjobe prej 240 milionë eurosh dhe ndalimin e ushtrimit të biznesit nga kompanitë e Trump.
“Mesazhi im është i thjeshtë: nuk ka rëndësi se sa i fuqishëm je, apo sesa para ke, askush nuk është mbi ligjin. Është përgjegjësia, detyra dhe puna ime që ta përforcoj atë. Ligji është sa i fortë, aq edhe i brishtë dhe ne do ta shohim këtë në gjykatë”, deklaroi prokurorja.
Gjyqtari i çështjes ka konstatuar tashmë se Trump kreu mashtrim financiar në një rast, ndërsa po përballet me gjashtë akuza të tjera. Ish-kreu i shtetit nuk pritet të dëshmojë së shpejti dhe gjyqi mund të mbahet në dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës