Të hapur për vaksinat ruse e kineze, Ministri gjerman i Shëndetësisë: Nëse ndihmojnë nuk ka rëndësi ku janë prodhuar
Në një kohë kur shtetet evropiane janë duke u përballur me ritme të ulëta të procesit të vaksinimit për shkak të reduktimit të dozave nga kompanitë farmaceutike, Gjermania është e hapur edhe ndaj vaksinave të prodhuara në Kinë dhe Rusi.
Ishte Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn i cili u shpreh se këto vaksina mund të përdoren nëse aprovohen nga Agjencia Evropiane e Barnave.
“Nëse një vaksinë është e sigurt dhe efektive, nuk ka rëndësi se në cilin shtet është prodhuar, atëherë sigurisht që mund të ndihmojë në përballjen dhe mposhtjen pandemisë,” – tha Spahn për median gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’.
Sipas Spahn nëse merret autorizimi nga Bashkimi Europian nuk ka asnjë pengesë që të nisin të përdoren vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinopharm .
Ministri Shëndetësisë la të kuptohet se vaksinat e koronavirusit nga Kina dhe Rusia mund të përdoren në Evropë për të kapërcyer deficitin aktual të dozave.
Reagimi i ministrit në lidhje me vaksinat kineze dhe ruse vijnë disa ditë pasi ai pranoi se Gjermania po përballet me një mungesë të vaksinave që mund të vazhdojë deri në Prill.
Rusia bëri me dije pak ditë më parë se do të ishte në gjendje të furnizonte 100 milion doza të vaksinës së saj Sputnik V në BE në tremujorin e dytë të vitit, e cila do të lejojë rreth 50 milion njerëz të vaksinohen.
Kërkesa për aprovimin e vaksinës ruse tashmë është dorëzuar pranë Agjencisë Evropiane të Barnave.
Lexoni gjithashtu:
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq