Kujdes nga gripi dhe COVID-i, OBSH: Dy viruset bashkëqarkullojnë, vaksinohuni!

3 Tetor 2023 | 16:39

Gripi, COVID-19 dhe viruset e tjera respiratore do të jene në bashkëqarkullim këtë vjeshtë-dimër. Në këto kushte Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet se kjo është shqetësuese, pasi rreziku për forma të rënda tek grupet e riskut rritet dhe kjo çon në mbingarkesë të sistemeve shëndetësore.

Për të përballuar këtë sezon i cili ka nisur të rrisë numrin e të infektuarve, OBSH rekomandon që të bëhet kujdes pikërisht për grupet e riskut.

Ekspertët janë të mendimit se të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna janë në rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të rënda për shkak të COVID-19, gripit dhe sëmundjeve të tjera respiratore, ndaj ata rekomandojnë injektimin e doza përforcuese kundër COVID-19 si dhe vaksinës së gripit.

Të rrezikuar për t’u infektuar me COVID-19 dhe grip janë edhe punonjësit e shëndetësisë, ndaj sipas OBSH  duhet të jenë ndër të parët që vaksinohen.

Po ashtu ekspertët kërkojnë që edhe fëmijët e moshës nën 5 vjeç të vaksinohen kundër gripit, pasi janë në rrezik më të lartë të gripit të rëndë ose komplikimeve.

Pavarësisht nëse është COVID-19 ose grip, vaksinat shpëtojnë jetë. Ato mbeten mënyra më e mirë për të luftuar këto sëmundje, duke parandaluar sëmundje të rënda apo vdekje.

OBSH deklaron se COVID-19 mbetet ende një kërcënim. Në 53 Shtetet anëtare të rajonit evropian të OBSH-së, virusi pandemik vazhdon të shkaktojë infeksione, shtrime në spital dhe vdekje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagon kompania ”Riviera Kakome”: Shembja e gardhit dhe shkatërrimi i objekteve, akt dhune ndaj pronës private

Kompania “Riviera Kakome” ka reaguar pas incidentit të së dielës në zonën e Kakomesë, ku banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të pretenduar tokash dhe...
15:40 | 22/06/2026

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

Jet Bank prezantoi zyrtarisht nisjen e operimit dhe aplikacionin e saj, duke shënuar një moment historik për sektorin financiar shqiptar si banka e parë 100% digjitale...
15:35 | 22/06/2026

Dogji mjetin e tonazhit të rëndë dhe qëlloi në ajër me çifte, arrestohet në gjendje të dehur 36-vjeçari në Vlorë (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të hënë në Vlorë, ku një 36-vjeçar në gjendje të dehur ka spërkatur me lëndë djegëse dhe ka...
14:36 | 22/06/2026