Deputeti i VV: Farsë ajo që ndodhi sot me Radoiçiç, Vuçiç po shfajësohet
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci tha në një intervistë se ndalimi i Milan Radoiçiç nga autoritetet serbe këtë të martë ishte një farsë.
Sipas tij, pikërisht para nisjes së seancës së Parlamentit Evropian, Vuçiç vendosi të shfajësohet me një farsë si ndalimi i Radoiçiç për të treguar një shkëputje nga terroristët.
“Kjo është vetëm një farsë e Aleksandër Vuçiç pasi u zu që ishte vetë kryeterroristi kryesor në sulmin ndaj rendit kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës dhe sot para nisjes së seancës së Parlamentit Evropian e bënë një farsë kinse është arrestuar dhe ne po distancohemi nga terroristët të cilët e sulmuan Republikën e Kosovës,” – u shpreh Bajqinovci.
Pas sulmit të 24 shtatorit, Radoiçiç mori përgjegjësinë për përgatitjen e të gjitha veprimeve terroriste në afërsi të masatirit të Banjskës në Kosovë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Në deklarimet e dhëna përmes avokatit të tij më 29 shtator, Radoiçiç e cilësoi veten si luftëtar për liri dhe tha se vdekja e policit Afrim Bunjaku ishte aksidentale.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta