Zero shanse? Avokati shpjegon si mund të ekstradohet Radoiçiç
Avokati Aranit Koci tha në një intervistë për Euronews Albania se Milan Radoiçciç, i cili akuzohet si organizator i sulmit në veri të Kosovës, e pret burgu afatgjatë.
Ai sqaroi në aspektin juridik se nuk ka marrëveshje ekstradimi mes Kosovës dhe Serbisë dhe në plan të parë gjasat për ekstradimin e Radoiçiç janë zero.
“Gjasat janë zero pa vullnet politik. Së pari, në Kushtetutën e vjetër të Republikës së Serbisë ka qenë e ndaluar të ekstradohen qytetarë të Republikës së Serbisë, pra kanë kërkuar të gjykohen në Serbi, ndërsa tani Kushtetuta e re në mënyrë eksplicite nuk e ndalon ekstradimin, por e ndalon ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale. Aty, në mënyrë eksplicite ndalohet, përveç nëse ka një marrëveshje bilaterale mes Serbisë dhe shtetit kërkues, pra duhet të jetë marrëveshje mes dy shteteve dhe ajo marrëveshje tani për tani është e pamundur,” – u shpreh Koci.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bugaiski: BE ka dështuar në dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak të zëvendësohet
- Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë: Ndalohet Milan Radoiçiç
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian