Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë: Ndalohet Milan Radoiçiç
Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë përmes një komunikate zyrtare.
“Zyrtarët policorë dhe Policia e Krimeve ka bastisur në apartamentin e Milan Radoiçiç, i cili është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Pas sulmit të 24 shtatorit, Radoiçiç mori përgjegjësinë për përgatitjen e të gjitha veprimeve terroriste në afërsi të masatirit të Banjskës në Kosovë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Në deklarimet e dhëna përmes avokatit të tij më 29 shtator, Radoiçiç e cilësoi veten si luftëtar për liri dhe tha se vdekja e policit Afrim Bunjaku ishte aksidentale.
“Vdekja e policit ndodhi aksidentalisht, pas së cilës filloi një përleshje e ashpër nga të dyja anët”, tha avokati.
Radoiçiç është një person i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare si udhëheqës i sulmit terrorist më 24 shtator.
Prishtina akuzon se pas sulmit fshihet presidenti Aleksandër Vuçiç dhe i gjithë shteti i Serbisë, me plane të ngjashme me ato të Rusisë në Krime, për të aneksuar Veriun.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së