Bugaiski: BE ka dështuar në dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak të zëvendësohet
Analisti Janush Bugaiski tha në një intervistë për Euronews Albania se Bashkimi Europian ka dështuar në dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas tij Miroslav Lajçak duhet të zëvendësohet, duke qenë se nuk ka arritur rezultate me punën e tij si negociator. Ai shtoi gjithashtu se edhe Borrell nuk është treguar serioz në detyrën që i është caktuar.
“Ose mbajnë anën e Serbisë ose është kthyer në një lloj rutine. Dalin me mocione, bëjnë deklaratat e duhura, udhëtojnë, udhëtojnë shumë në të dyja kryeqytetet dhe në fund të ditës jo vetëm që nuk kemi asnjë rezultat por kemi të kundërtën e progresit, kemi regres. Pra mendoja që në fakt asnjë prej tyre nuk duhet të shërbeje më si i dërguar pasi kanë dështuar në punën e tyre. Nëse do ishin në çdo pozicion tjetër do të ishin zëvendësuar. Nëse pas gjithë këtyre viteve nuk mund të normalizoni dhe të krijoni marrëdhënie dypalëshe midis Kosovës dhe Serbisë atëherë politika juaj ka dështuar,” – u shpreh Bugaiski.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha: Rezoluta për Kosovën, u hoq nga rendi i ditës të parlamentit nga Rama
- Serbia tërhiqet nga kufiri, DASH: E mirëpresim, por duhet ta verifikojmë
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)