Serbia tërhiqet nga kufiri, DASH: E mirëpresim, por duhet ta verifikojmë
Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur njoftimin e Serbisë për t’u tërhequr nga kufiri me Kosovën, pas paralajmërimeve të Uashingtonit, edhe pse verifikimi i lëvizjes së trupave është i pamundur.
“Ne kemi parë raportimet se Serbia ka tërhequr personelin dhe pajisjet ushtarake nga kufiri, por na duhet ende ta verifikojmë këtë në mënyrë të pavarur dhe do të kërkojmë konfirmim të mëtejshëm. Por nëse është e vërtetë, ne e mirëpresim. Është diçka që e kërkuam javën e kaluar dhe është një hap që e vleerësojmë”, deklaroi Mattheë Miller, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.
Ishte shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjeneral Milan Mojsiloviç që deklaroi se Beogradi kishte reduktuar praninë e trupave në Kosovë.
“Më 25 shtator, numri i personelit ushtarak ishte 8.530 jo vetëm për të siguruar vijën administrative në zonën tokësore, por edhe sa i takon njësive që vendosen rutinë në afërsi të vijës kufitare”, deklaroi Mojsiloviç.
Mojsiloviç dhe ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç mohuan akuzat e qeverisë së Kosovës se ushtria serbe kishte stërvitur grupin prej 30 personash të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit në fshatin Banjskë, ku mbeti i vrarë një oficer i Policisë së Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh