“Do krijohej kordon për futjen e trupave”- Kurti: Plani i serbëve sipas dokumenteve

2 Tetor 2023 | 10:36

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar sërish në lidhje me me sulmin terrorist të ndërmarrë nga grupet e armatosura serbe në verin të Kosovës, më 24 shtator.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka shkruar se në bazë të dokumenteve të konfiskuara e të konfirmuara nga Policia e Kosovës, plani i agresorëve ishte aneksimi i veriut të Kosovës.

Sipas shefit të qeverisë në Prishtinë, terroristët do të krijonin një kordon sigurie për të mundësuar furnizimin me trupa dhe armë nga Serbia.

“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar nga Policia e Kosovës, konfirmohet se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe me trupa”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.

Kujtojmë se plani i organizuar për destabilizimin e Kosovës, u zbulua më datë 24 shtator, ku pas një përplasjeje të armatosur mes policisë së Kosovës dhe terroristëve humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku.

Më pas grupi i armatosur u tërhoq në manastirin e Basnjkës, ku pas një përplasje me policinë e Kosovës ndërruan jetë të paktën 3 prej tyre.

Policia e Kosovës ka vazhduar me operacionet e saja ku ka konfiskuar arsenal armësh në zonën ku ndodhi sulmi, duke përfshirë këtu: granatahedhës, antiplumb, karikator me fishekë, kapela ushtarake, dorëza, pushkë gjuetie, snjaper, radiolidhje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026