Vota e emigrantëve, detyrim ligjor, Majko: KQZ të mos kërkojë konsensus për të drejtën e votës
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko deklaroi në seancën plenare të së hënës se votimi i emigrantëve nuk ka asnjë problem ligjor për t’u zhvilluar që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Majko tha se shpreson nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të mos presë konsensus për zbatimin e ligjit për të drejtën e votës.
“Votimi i shtetasve jashtë vendit nuk ka asnjë problem ligjor për t’u zhvilluar në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti. Nga strukturat përgjegjëse të ekzekutivit është plotësuar çdo angazhim ligjor. Arsyetimi që vjen nga KQZ se ‘për të realizuar të drejtën e votës të shtetasve jashtë vendit duhet të pritet “konsensusi” i partive politike është antiligjor’. Çfarë do të thotë që për të zbatuar ligjin duhet të kemi “konsensus” politik që ta zbatojmë atë?! Imagjinoni që ky standard të përdorej për ligjet që miratohen në Kuvend pa “konsensusin” e opozitës. Me këtë logjikë, duke qenë se partitë opozitare jashtë tij janë shprehur kundër sistemit të ndryshuar zgjedhor i bie që zgjedhjet të mos realizohen,” – u shpreh Majko.
“Realizimi i të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë jashtë vendit është detyrim kushtetues dhe ligjor. Mazhoranca e ka vullnetin e plotë për këtë. Kush pret konsesus nga ata që nuk pranuan të mbajnë asnjë përgjegjësi shtetërore në opozitë do të dëmtojë kredibilitetin e zgjedhjeve të 25 prillit. Shpresoj që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos kërkojë konsensus për zbatimin e ligjit për të drejtën e votës! Ai është detyrim dhe jo çështje për diskutim,” këmbënguli më tej Majko.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta