Arrestohet hajduti i ikonave në Maliq, i dyshuar për vjedhjen e disa kishave
Policia e Maliqit ka arrestuar personin që ka grabitur kishën Zvirinës.
Sipas policisë vjedhja e ikonave te kishës ka ndodhur të martën, ndërkohë që autori është vënë në pranga disa orë më vonë.
Burime bëjnë me dije se personi i arrestuar është i dyshuar edhe për disa vjedhje të tjera të objekteve të kultit të ndodhura në bashkinë e Maliqit.
Rastet e vjedhjeve të objekteve të kultit në qarkun e Korçës kanë qenë të shumta përfshirë këtu edhe kishat në Voskopojë e Vithkuq. Madje kohë më parë në dy raste ka patur grabitje edhe në katedralen e kishës ortodokse të Korçës. Ngjarje, të cilat kanë shqetësuar jo vetëm mitropoline por dhe besimtarët ortodokse të juglindjes së vendit.
Policia në pak raste ka arritur të shkojë tek autorët edhe në kushtet kur kishat e Vithkuqit e Voskopojës janë vjedhur objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta