A do të anulohen PPP-të? Koduzi: Koncensionet dhe përballimi i pandemisë janë prioritete

1 Shkurt 2021 | 16:47

Anulimi i koncensioneve në sistemin shëndetësor dhe përballimi i pandemisë, kanë qenë dy nga çështjet kryesore të artikuluara nga opozita gjatë kësaj kohe. Por megjithëse kalë beteje në opozitë, në programin për shëndetësinë të prezantuar këtë të hënë, ato kanë munguar. Drejtuesi i departamentit të shëndetësisë në selinë blu, Gazment Koduzi, shpjegon për Euronws Albania se përse anulimi i koncensioneve në shëndetësi nuk u përfshi në këtë program.

“Pjesa e koncensioneve të shëndetësisë është pjesë e planit të madh që ka Partia Demokratike për të gjithë koncensionet. Nuk është vetëm çështja e shëndetësisë.

Ato janë një pjesë shumë e vogël, por ka koncensione që kanë një faturë më të madhe, të cilën zoti Basha e ka prezantuar tek programi përkatës mënyrën se si do të veprohet për këto lloj koncensionesh”, u shpreh Gazment Koduzi, drejtues i departamentit të shëndetësisë në PD.

Për përballimin e pandemisë, z. Koduzi shprehet se Partia e Demokratike e ka prezantuar më herët planin e saj, i cili gjithashtu do të ndryshojë në varësi të situatës.

 “Ne atë ndërhyrje me 5 pika që kemi propozuar, sigurisht që do ta zbatojmë që në momentin e parë. Sigurisht që ndryshojnë shifrat. Për shembull, ne kemi thënë në programin e shtatorit që duhet të bëhen 2500 testime në ditë, por menjëherë ne do të rrisim numrin e testimeve sa të shkojë përqindja e pozitivitetit të rasteve tek 5%, ashtu siç rekomandon OBSH si dhe do të rimbursojmë barnat. Pra, të gjitha këto ndërhyrje ishin të deleguara në të gjithë programin, po të shikojmë me kujdes.

Forcimi i Institutit të Shëndetit Publik, rritja e kapaciteteve shëndetësore, forcimi i spitaleve, gjithçka ishte e shpërndarë në të gjithë programin, sepse epidemia, siç e kemi thënë, përballohet vetëm si sistem shëndetësor. Nuk përballohet vetëm me një spital, me 5 njerëz apo vetëm me urgjencën kombëtare”,  tha z. Koduzi.  

Por ku do t’i gjejë Partia Demokratike paratë për implementimin e këtij programi, dhe a shoqërohet ai me një faturë financiare?

“Sigurisht pyetja është shumë e drejtë. Çmimi është llogaritur dhe është pjesë e të gjithë planit ekonomik që ka Partia Demokratike. Çdo ndërhyrje ka faturën e saj nga mbrapa, sepse përndryshe nuk do të ishte një plan realist. Por, themi që për rritjen e rrogave të personelit shëndetësor nuk është ndonjë faturë e madhe, por është sa fatura që sot paguhet për koncensionet. Çdo gjë është realisht e arritshme”, u shpreh drejtuesi i departamentit të shëndetësisë në PD.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026