Çollaku: Rithemelimi dhe PS rrëzuan interpelancën për Kosovën. Përgjigjet Bardhi
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka akuzuar se përfaqësues në Konferencën e Kryetarëve, përfaqësues të Rithemelimit drejtuar nga Berisha dhe përfaqësues të PS drejtuar nga Rama, kanë rënë dakord për rrëzimin e kërkesës për interpelancë ndaj kryeministrit për çështjen e Kosovës.
Akuzës së tij i është përgjigjur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cili tha se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për të rrëzuar kërkesën.
“Kërkesën, unë si deputet i Parlamentit, anëtar i Komisionit të Jashtëm, në emër të Partisë Demokratike e kam depozituar pardje, për të kërkuar sqarim nga kryeministri i vendit, sqarime sa më parë, sqarime shteruese për një qëndrim që tejkalon gafën politike, një qëndrim që tejkalon divergjencat në këndvështrimet e trajtimit të ngjarjes, për një qëndrim i cili rrezikon në mënyrë të drejtpërdrejtë atë për të cilën për ne si Parti Demokratike dhe shumicën e shqiptarëve përbën Kosova, integriteti dhe sovraniteti i saj,” – akuzoi Çollaku.
Ndërkohë, Bardhi është përgjigjur se në Konferencën e Kryetarëve është rënë dakord që do të jetë prezent në seancë Kryeministri dhe ministri i Jashtëm për të dhënë sqarime. Në këtë rast kryetari i Kuvendit ka shfrytëzuar nenin 89 pika 2 të rregullores duke i grupuar çështjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta