“Plani B i Serbisë”? Ramabaja: Pas Kosovës, tensione në Mal të Zi dhe Bosnjë

4 Tetor 2023 | 20:38

Analisti Sadri Ramabaja tha në një intervistë për Euronews Albania se qëllimi i Serbisë pas aneksimit të një pjese të veriut të Kosovës, ishte të shkaktonte tensione në Mal të Zi dhe Bosnjë.

Sipas tij, aksioni i njësisë paramilitare, i komanduar nga shtabi i ushtrisë serbe ishte paramenduar që të shndërrohej në një kryengritje të tipit të Donbasit ose Krimesë dhe dështoi falë intervenimit të shpejtë të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

“Është një përpjekje për të mbrojtur kokën e krimit që është Vuçiç, pasi kemi të bëjmë me një agresion ndaj një shteti të pavarur, Radoiçiç është vetëm një vegël e shtetit serb. Pas dështimit të planit A, Serbia kaloi te Plani B, inaugurimi i aksioneve ushtarake të kësaj natyre jo vetëm në Kosovë, por edhe në Mal të Zi e Bosnjë, ky është projekti i botës serbe, plani B parashikon ndërhyje ushtarak”, tha analisti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023